Merkato e Barcelonës, përgatiten 300 milionë euro

schedule16:30 - 13 Tetor, 2019

schedule 16:30 - 13 Tetor, 2019

Barcelona siguroi shërbimet e Antoine Griezmann dhe Junior Firpo në merkaton e verës, por katalanasit nuk e kanë në plan të ndalen me kaq. Champions League mbetet prioriteti kryesor i ekipit Blaugrana, trofe i cili mungon që nga sezoni 2014/15.

Si pasojë, presidenti Bartomeu ka vënë në dispozicion një buxhet prej 300 milionë eurosh, raportojnë mediat spanjolle. Te Barcelona pritet të ketë afrime si në merkaton e janarit, ashtu dhe në verën e ardhshme.

Objektiv kryesor i katalanasve është afrimi i një sulmuesi, pasi Luis Suarez po shkon drejt fundit të karrierës. Po ashtu, priten të afrohen dhe dy mesfushorë, pasi Rakiticc dhe Coutinho me shumë gjasa e kanë mbyllur aventurën e tyre në Camp Nou./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!