Molliqaj: Drafti i Asociacionit i pranuar nga Kurti e zhbën pavarësinë e Kosovës

schedule16:11 - 13 Nëntor, 2023

schedule 16:11 - 13 Nëntor, 2023

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të hënën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke zëvendësuar flamurin e Kosovës me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe ku komunat me shumicë serbe theksohen me ngjyrë të bardh në hartën e territorit të vendit. Sipas tyre, kjo dëshmon zhbërjen e pavarësisë së Kosovës me pranimin e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj para mediave tha se pas pranimit të draftit të Asociacionit zhduket barazia ndërmjet qytetarëve që kanë qenë të shprehura përmes yjeve më simbolet e shtetit.

“Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe presidenti i Serbisë në thelb e zhbën Republikën e 17 shkurtit të shpallur si shtet të pavarur, qytetarë dhe multietnik”, tha ai.

Sipas tij, flamuri i Kosovës më nuk mund të jetë i njëjtë, pasi tani ka vetëm dy yje që përfaqësojnë shqiptarët dhe serbët.Pas përfundimit të aksionit pati një përplasje por pa eskaluar ndërmjet Policisë së Kosovës dhe anëtarëve të PSD-së, ku këta të fundit refuzuan t’i dorëzojnë flamujt e Kosovës të cilët i hoqën nga shtiza tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!