Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar David Cameron për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Punët e Jashme.
Përmes një postimi në ‘X’ (ish-Twitter), ai ka uruar gjithashtu James Cleverly në rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm.
Sakaq, Hasani ka deklaruar se mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për shumë çështje.
“I uroj suksese David Cameron në emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. Urimet më të mira për James Cleverly në rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm. Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-MB, në çështje dypalëshe, shumëpalëshe, si dhe ato të sigurisë”, ka shkruar ministri.
Congratulations to @David_Cameron, on his appointment as Secretary of State for Foreign, Commonwealth, and Development Affairs and best wishes to @JamesCleverly on his new role as Home Secretary. Looking forward to carry forward our collaborative efforts to strengthen Albania-UK…
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 13, 2023
Kujtojmë që ky riorganizim në Britaninë e Madhe, vjen pas shkarkimit të Suella Braverman mëngjesin e kësaj të hënë, disa ditë pasi ajo shkroi një artikull të diskutueshëm në gazetën The Times, duke kritikuar policinë./abcnews.al