Thirrje për armëpushim, OBSH: Spitalet në Gaza nuk funksionojnë më

schedule22:19 - 12 Nëntor, 2023

schedule 22:19 - 12 Nëntor, 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për armëpsuhim, pasi arriti të rivendosë komunikimin me profesionistët e shëndetësisë në spitalin Al-Sifah në veri të Gazës.

“Fatkeqësisht, spitali nuk funksionon më si qendër mjekësore”, tha drejtori i përgjithshëm i tij, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në Platformën X. “Bota nuk mund të heshtë”, tha ai.

Mesazhi i kreut të OBSH-së:

“OBSH arriti të kontaktojë me profesionistët e shëndetësisë në spitalin Al Shifa në Gaza.

Situata është e rëndë dhe e rrezikshme.

Kanë kaluar 3 ditë pa energji elektrike, pa ujë dhe internet shumë të dobët, gjë që ka ndikuar seriozisht në aftësinë tonë për të ofruar kujdes. Bombardimet dhe sulmet e vazhdueshme në zonë kanë përkeqësuar kushtet tashmë kritike.

Fatkeqësisht, numri i vdekjeve të pacientëve është rritur ndjeshëm. Fatkeqësisht, spitali nuk funksionon më si qendër mjekësore.

Bota nuk mund të heshtë ndërsa spitalet, të cilat duhet të jenë strehë të sigurta, shndërrohen në skena vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi.

Ndaloni sulmet. TANI”.

Pacientët janë në rrugë, pa trajtim pas evakuimeve të detyruara në dy spitalet palestineze, tha më herët të dielën drejtori i institucioneve mjekësore të Rripit të Gazës.

“Evakuimet e detyruara të spitaleve pediatrike Al Nasr dhe Al Radisi i lanë pacientët në rrugë, pa trajtim”, tha Mohammed Zakut. “Kemi humbur plotësisht kontaktet me personelin infermieror” të dy objekteve, shtoi ai.

Më herët, ushtria izraelite siguroi se ushtarët izraelitë hapën një vendkalim për evakuimin e civilëve, në këmbë ose me ambulanca, nga spitalet Al Shifa, Al Radisi dhe Al Nasr. Sa i përket Al Shifa, spitali më i madh i Gazës, Zakut përshkroi një “situatë katastrofike”, duke pretenduar se “askush nuk mund të hyjë apo të dalë prej tij”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!