Vlorë, rriten çmimet për festat, bie fuqia blerëse

schedule12:47 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 12:47 - 26 Dhjetor, 2017

Për festat e fundvitit vazhdon të ndodhë ajo që nuk duhet të ndodhë. Tregtarët rrisin çmimet e produkteve në një kohë që fuqia blerëse ka rënë.

Duhet të ishin ditë me mundësi për të blerë nga të gjithë. Por kjo nuk po ndodh në Vlorë. Çmimet e produkteve të ndryshme në tregun kryesor të Vlorës janë rritur këto ditë festash. Banorët thonë se ky fenomen ndodh çdo fund viti. Mungon kontrolli dhe tregtarët veprojnë sipas dëshirës.

Nga ana tjetër tregtarët thonë se fuqia blerëse ka rënë dhe pse janë ditë festash.

Rritje çmimesh janë vërejtur edhe në tregjet e tjera të qyteteve të mëdha. Nga dita në ditë vlera e produkteve ndryshon dhe fuqia blerëse është e ulët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!