Ndarja nga jeta e Dwamena, reagon trajneri i kombëtares Sylvinho

schedule17:52 - 11 Nëntor, 2023

schedule 17:52 - 11 Nëntor, 2023

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamena në fushën e lojës ditën e sotme, ku Egnatia po ndeshej ndaj Partizanit, ka pasur një impakt të gjerë duke sjellë edhe reagime të shumta.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka reaguar gjithashtu në Instagram duke i shprehur ngushëllimet familjarëve.

“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruante braziliani Sylvinho./h.ll/abcnews.al