Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Muçan, në Elbasan. Mësohet se një elektricist ka ndërruar jetë, teksa ka qene duke riparuar një defekt në një kabinë elektrike.
“Rreth orës 12:45, shtetasi rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al