Një adoleshente nga Virxhinia, SHBA, ka vdekur tragjikisht të martën e kaluar pasi është qëlluar për vdekje nga partneri i saj. Serenity Holley, nga Blacksburg, vdiq vetëm dy ditë para ditëlindjes së saj të 18-të, sipas familjes së saj.
Vrasësi i saj, i cili menjëherë pas aktit të tij të tmerrshëm vrau veten ishte Croney Monk , ish-i dashuri i saj që dyshohet se ka ngacmuar dhe shantazhuar vajzën në të kaluarën.
Trupat e pajetë të Holly dhe Monk u gjetën në makinën e viktimës të parkuar në një parking lokal, raportoi New York Post. Adoleshentja kishte kërkuar një urdhër ndalimi ndaj ish-it të saj.
“Unë besoj se vdekja e saj mund të ishte shmangur,” tha nëna e vajzës, Heather Waldron, për Roanoke Times.
/abcnews.al