Me nëntë plumba u ekzekutua 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj. Ai u ekzekutua në Guajakil të Ekuadorit, para spitalit “Luzi Vernaza”. 53-vjeçari kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe ishte duke pritur brenda automjetit të parkuar.
Mediat e huaja shkruajnë se dy persona me motor i janë afruar makinës së Arjan Rizajt dhe e kanë qëlluar 9 herë.
#Guayaquil
Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023
Sipas dëshmitarëve, motori që i është afruar makinës ku edhe 53-vjeçari shqiptar po qëndronte ishte e bardhë, ndërsa kanë treguar se më pas kanë dëgjuar breshëri armësh, ndërsa motori u largua me shpejtësi./abcnews.al/