Përballjet vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut e Ukrainës, tekniku Spalletti përzgjedh 29 “të kaltërit”

schedule19:56 - 10 Nëntor, 2023

schedule 19:56 - 10 Nëntor, 2023

Tekniku, Luciano Spalletti ka një detyrë të vështirë në muajin nëntor, me “të kaltërit” e tij, që rrezikojnë të mbeten jashtë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, nëse nuk fitojnë dy përballjet e mbetura ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Për shkak të vështirësisë së këtyre 2 sfidave, tekniku, që shpalli kampion të Serie A, skuadrën e Napoli ka vendosur të grumbullojë 29 lojtarë për këto dy sfida vendimtare, ku është në lojë fati i kampionëve të fuqi të Evropës.

Edhe këtë radhë nuk kanë munguar risitë, pasi Spalletti ka kthyer në skuadër kapitenin e “kuqezinjve” të Milan, Davide Calabria, ndërsa emrat debutues janë “fantazisti” i Juventus, Andrea Cambiaso dhe “ylli” i mesfushës së Monza, Andrea Colpani, ndërkaq, bie në sy ftesa për anësorin e Aston Villa, Nicolo Zaniolo, edhe pse ky i fundit ishte përfshirë në skandalin e basteve sportive që trazoi jo pak botën e futbollit në Itali. /i.m /abcnews.al 

Lista e 29 lojtarëve të përzgjedhur nga tekniku Spalleti: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!