Përballjet e nëntorit, tekniku De la Fuente përzgjedh 25 “iberikët” e tij

schedule16:56 - 10 Nëntor, 2023

schedule 16:56 - 10 Nëntor, 2023

Kombëtarja e Spanjës, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Euro 2024 do të zhvillojë gjatë këtij muaji sfidat e fundit të kualifikueseve, ndaj Qipros e Gjeorgjisë.

Në kuadër të këtyre sfidave, tekniku Luis de la Fuente ka publikuar listën me 25 lojtarët e përzgjedhur, ku ka rënë në sy ftesa për portierin e Real Sociedad, Alex Remiro, i cili ka zënë vendin e “gardianit” të “galaktikëve” të Real Madrid, Kepa, i cili është i dëmtuar.

Lista e plotë e teknikut De la Fuente:

Portierë: Unai Simon, David Raya, Alex Remiro.

Mbrojtës: Carvajal, Navas, Inigo Martínez, Pau Torres, Le Normand, David Garcia, Gaya, Grimaldo.

Mesfushorët: Rodrigo, Zubimendi, Gavi, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Sancet, Riquelme, Aleix Garcia.

Sulmues: Morata, Joselu, Ferran Torres, Nico Ëilliams, Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal. /i.m /abcnews.al