Presidenti italian, Sergio Mattarella, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uzbekistan, foli edhe për krizën në Lindjen e Mesme.
Ai nënvizoi se zgjidhja e vetme që mund të çojë në stabilitet dhe paqe është ajo me dy popuj dhe dy shtete.
Sipas Mattarellas, ajo që bëri Hamasi më 7 tetor, masakrimi i fëmijëve, përdhunimi i grave, marrja peng e fëmijëve dhe të moshuarve dhe filmimi i skenave të dhunës, është një fyerje për njerëzimin”. “Ne duhet të përsërisim, në interes të palestinezëve, se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, shtoi ai.
Duke iu referuar në fund situatës në Gaza , presidenti italian theksoi se “ka një shqetësim të madh për situatën e popullsisë, nga pikëpamja humanitare, por edhe për mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave./abcnews.al