Dy shkolla hebraike në Montreal të Kanadasë ranë “pre” e të shtënave me armë zjarri, ndërkohë që kohët e fundit janë vërejtur gjithnjë e më shumë akte të antisemitizmit në Perëndim.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, sipas mediave ndërkombëtare.
Sipas autoriteteve policore, një telefonatë emergjente është bërë në orën 08:20 të mëngjesit dhe tjetra pak më vonë në orën 08:50.
Në të dyja rastet plumbat kanë goditur dyert hyrëse të objekteve të shkollës.
Por është ende e paqartë se kur kanë ndodhur të shtënat.
Vlerësohet se të shtënat kanë ndodhur gjatë natës dhe për këtë nuk ka të lënduar.