“I lumtur për kualifikimin”, Lautaro Martinez: E merituam plotësisht fitoren

schedule19:36 - 9 Nëntor, 2023

schedule 19:36 - 9 Nëntor, 2023

Ashtu siç pritej “zikaltërit” e Inter arritën, mbrëmjen e mërkurës të sigurojnë fitoren e radhës në fazën e grupeve të UEFA Champions League, teksa në transfertën e Salzburg kanë arritur t’i mundin “Demat” vendas me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga kapiteni Lautaro Martinez, i cili pavarësisht se e nisi përballjen nga stoli arriti të ishte protagonisti absolut. Pas sfidës, Lautaro bëri edhe një koment të shkurtër për mediat, nga ku u shpreh shumë i lumtur për 3 pikët që i siguruan kualifikimin “zikaltërve”.

“Jam shumë i lumtur për këtë që kemi arritur sot dhe për tri pikët që na shërbyen për kualifikimin. Ne gjetëm një grup shumë të vështirë dhe të ekuilibruar, por e bëmë punën tonë. Përballë kishim një ekip që na vuri jo pak në vështirësi, por e tillë është Champions League. Në pjesën e parë ata bënë shumë presion, në pjesën e dytë shfaqën disi lodhjen dhe ne luajtëm me shumë cilësi, duke e merituar plotësisht fitoren”,- u shpreh Lautaro. /i.m /abcnews.al