Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se Ankaraja është e gatshme të “veprojë si garantuese” për të zgjidhur krizën e Gazës.
Gjatë takimit me presidentin iranian Ebrahim Raisi në margjinat e samitit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) në kryeqytetin Uzbekistan, Tashkent, Erdogan i bëri thirrje botës myslimane të bashkohet dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin, tha në një deklaratë zyra presidenciale turke.
“Presidenti Erdogan tregoi se Turqia ishte e gatshme të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes duke marrë përgjegjësinë si garantues. Bota muslimane duhet të mbajë një qëndrim të bashkuar dhe të rrisë presionin ndaj Izraelit”, thuhet në deklaratë.
Presidentët e Turqisë dhe Iranit diskutuan krizën humanitare të shkaktuar nga operacioni i Izraelit në Rripin e Gazës dhe hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e saj, si dhe çështje dypalëshe dhe rajonale. “Presidenti Erdogan tha në takim se përfundimi i dhunës së Izraelit do të lehtësonte përpjekjet për të siguruar paqen në rajon dhe në botë në përgjithësi. Sipas tij, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) duhet të bëjë përpjekje në seancën e saj të jashtëzakonshme për të gjetur një zgjidhje të drejtë”, thuhet në deklaratë.
OIC pritet të mbajë një samit në Jeddah të Arabisë Saudite, të dielën e ardhshme, më 12 nëntor.
“ECO’s stance is very important for the cessation of the bloodshed in Gaza” https://t.co/lR8aiBa0x6 pic.twitter.com/yWTc5OQaHO
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) November 9, 2023
President @RTErdogan attended the 16th Summit of the Economic Cooperation Organization in Uzbekistan’s capital, Tashkent. pic.twitter.com/L8PqaHLdUC
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) November 9, 2023