Ecuria e ekonomisë shqiptare do të ketë rritje më të lartë në pjesën e dytë të vitit.
Drejtori i Politikave Monetare, Erald Themeli në prezantimin e raportit të politikës monetare sqaron se Shqipëria ka pasur performancën më të mirë në rajon ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv së shpejti.
Rritjen e normës së interesit në 3.25% e justifikon me faktin e mbajtjes nën kontroll të çmimeve
Banka e shqipërisë konstaton se pasiguritë për të ardhmen ekonomike janë shtuar, në prani të tensioneve të reja gjeopolitike, dhe shtrëngimit të kushteve të financimit./abcnews.al

