Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një foshnje e porsalindur, e cila u gjet e braktisur në një bodrum në Yzberisht, ndërroi jetë, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes.
Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator./abcnews.al