Vetëm 6 minuta pas goli të parë të sfidës, “baskët” e Real Sociedad kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj “shqiponjave” të Benfica, duke çuar sërish peshë tifozët e pranishëm në “Reale Arena”.
Pasi fiton një duel shpejtësie me një prej mbrojtësve të portugezëve, “bomberi” i sulmit të “baskëve”, Mikel Oyarzabal mposht me një goditje të lehtë ukrainasin Trubin, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: