Katari po negocion lirimin e 10 deri në 15 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi në Gaza, e cila është e rrethuar dhe bombarduar pa pushim nga Izraeli.
Katari, i cili ka marrë rolin e ndërmjetësuesit midis Hamasit dhe Izraelit ka ofruar miliona dollarë ndihmë ekonomike për Gazën. Gjithashtu me ndihmën e Katarit u liruan katër pengje në tetor, një grua amerikane dhe vajza e saj, si dhe dy izraelitë.
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman Al-Thani shprehu të dielën vendosmërinë e vendit të tij për të vazhduar ndërmjetësimin pavarësisht vështirësive “të shkaktuara nga veprimet e okupimit izraelit”.