Shëngjini në vend të Lampeduzës/ Emigrantët e paligjshëm nuk do të lejohen të kenë kontakt me qytetarët

schedule21:27 - 7 Nëntor, 2023

schedule 21:27 - 7 Nëntor, 2023

SHËNGJIN- Në tokën shqiptare emigrantët e parregullt do të shkelin përmes portit të Shëngjinit. Zona përreth portit që do të administrohet nga shteti Italian do të shërbejë si pike karantine ku do te kontrollohen dhe qëndrojnë emigrantët deri në momentin që do të përcillen në kampin që do të ngrihet në Gjadër.

Drejtori i Portit tregon se shtetasve të huaj nuk do u lejohet të kenë kontakt me qytetarët. Në Lezhë emigrantët do qëndrojnë përkohësisht derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Marrëveshja për pritjen dhe strehimin e tyre u nënshkrua të hënën mes kreut të qeverise Edi Rama dhe Kryeministres Italiane Gorgia Meloni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!