Policia e Kapitolit në SHBA u alarmua sot pasi një person i armatosur ndodhej pranë zyrave të senatit.
Personi i armatosur ishte në një park jashtë ndërtesave të zyrave të Senatit dhe përballë Stacionit Union të Uashingtonit kur u arrestua, tha Policia e Kapitolit në një deklaratë të postuar në Twitter.
Oficerët më vonë thanë se kërcënimi ishte trajtuar.
Vihet re se mbajtja publike e armëve të zjarrit është e ndaluar në Uashington dhe në ambjentet e Kapitolit.
Më herët rreth Kapitolit ka mbizotëruar tension, për pasojë ka pasur masa të veçanta në zonë dhe forcat e policisë janë shtuar.