Padyshim një nga lojtarët më kryesor të “kuqezinjve” të Milan është “gardiani” francez i portës, Mike Maignan, i cili prej 2 vitesh tashmë është kthyer në një pikë kyçe në formacionin titullar të teknikut, Stefano Pioli.
Falë performancave të tija spektakolare, klubi italian ka vendosur t’i “dhurojë” francezit, një kontratë të re, për ta mbajtur sa më gjatë këtë të fundit, në “San Siro”, kontratë kjo e cila do të ketë një afat skadimi deri në verën e vitit 2026.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, përveç zgjatjes së kontratës, bordi i “Djajve” ka vendosur t’i dyfishojë pagën “gjelit” francez, duke ia çuar në 5.6 milionë euro në sezon, ndërkaq, bisedimet do të vazhdojnë deri në shkurt, kur të dy palët do të ulen siç duhet për të punuar në detajet e fundit të marrëveshjes. /i.m /abcnews.al