Ndeshjet e kësaj të marte, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League, duket të jenë vërtetë të “çmendura”, teksa përveç përplasjes në fushën e blertë, grupe të ndryshme ultrasish kanë filluar të përplasen në rrugët e qyteteve.
Kështu, pas përplasjes mes ultrasve të Milan, “Curva Sud” me ata të PSG-së, ku i plagosur me thikë mbeti 1 tifoz francez, por edhe një polic italian, trazira rrugëve të qytetit, në mbrëmjen e së hënës raportohet të kenë ndodhur edhe në Porto, aty ku 300 tifozë belg janë nisur në mbështetje, të skuadrës së tyre, Antwerp.
Ultrasit belg ishin në qendër të qytetit dhe krijuan kaos duke shkaktuar shumë dëme materiale në dyqane, madje një pjese e tyre raportohet se kanë hedhur objekte, si dhe flakadën, në drejtim të banesave, duke dëmtuar jo në pak raste edhe çatitë e këtyre të fundit.
Ndërkaq, të “pafuqishëm” për të ndërhyrë, autoritetet vendase këshilluan qytetarët të mbyllin dyqanet e bizneset e tyre, për t’i shpëtuar trazirave në qendrën e qytetit, të paktën deri në momentin e nisjes së ndeshjes.
SHIKONI PAMJET: