Sekuestrohen 779.5 milionë eurove nga gjigandi i qirasë afatshkurtër Airbnb, mbi dyshimin për evazion fiskal në Itali. Organi i akuzës pretendon se kjo kompani nuk ka paguar taksat për rreth 3.7 miliardë euro fitime që ka patur nga qiramarrja e pronave.
Referuar ligjeve vendase, pronarët në Itali u kërkohet të paguajnë një taksë prej 21% mbi të ardhurat e tyre. Zyrtarët e Airbnb i u shprehën të befasuar dhe të zhgënjyer nga veprimi i shpallur nga prokurori publik italian.
Tre persona që kishin rolë menaxhues në Airbnb nga 2017 deri në 2021 janë aktualisht nën hetim. Në vitin 2022, Airbnb sfidoi ligjin italian që kërkonte që kompania e qirave afatshkurtra tua japin autoriteteve tatimore 21% të të ardhurave nga qiraja.
Firma argumentoi se kërkesat e Italisë për taksat bien ndesh me parimin e Bashkimit Evropian për lirinë për të ofruar shërbime në të gjithë bllokun 27-vendesh. Mirëpo gjykata e lartë e BE-së më vonë vendosi që Airbnb duhet t’u përmbahet kërkesave.
Vitet e fundit, autoritetet italiane kanë shtuar kontrollin e praktikave tatimore të kompanive të mëdha si Airbnb, e cila ka operuar në vend që nga viti 2008. Prokurorët italianë referuar mediave kanë nisur hetime lidhur me taksat kundër Netflix dhe Meta
Politikanët vlerësojnë se masa mund të rrisë të ardhurat fiskale të Italisë me 1 miliard euro.
/abcnews.al