Nga Yuan Yi Zhu, Unherd
Një vit pasi u shpall për herë të parë, plani i qeverisë britanike i Ruandës ende mbetet i bllokuar në gjykata. Por ndërsa përplasja ligjore vazhdon me furi në Londër, vendet e tjera europiane mund të jenë duke ecur përpara në lidhje me politikën e tyre si një përgjigje ndaj krizës së refugjatëve.
Më parë këtë javë, Christian Dürr, kreu parlamentar i Partisë Demokratike të Lirë të Gjermanisë, e cila i përket koalicionit qeverisës, tha se partia e tij mbështeti idenë e zhvendosjes së azilkërkuesve në vendet jashtë BE-së.
Ai e justifikoi qëndrimin e tij mbi baza humanitare, kjo do të parandalonte aplikantët e pashpresë që të bënin udhëtimin e rrezikshëm nëpër Mesdhe. Qeveria gjermane po zhvillon një samit federal-shtetëror për politikën e azilit javën e ardhshme, raporton abcnews.al.
Më pas, të enjten, Austria njoftoi skemën e saj të dëbimit të frymëzuar nga Ruanda, pasi kishte arritur një marrëveshje për të bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuar. Plani do të ndryshonte nga ai i Britanisë për aq sa migrantët e deportuar në një vend të tretë do të mund të ktheheshin në Austri nëse kërkesat e tyre për azil do të pranoheshin.
Ndryshimi i mundshëm në Gjermani është veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të vendit ndaj fluksit të refugjatëve në Europë, simbolizuar nga nxitja tashmë famëkeqe e Angela Merkelit se “do t’ia dalim”. Shifrat tregojnë një histori tjetër: vitin e kaluar, Gjermania mirëpriti një milion ukrainas të zhvendosur dhe një çerek milioni azilkërkues nga vende të tjera.
Gjermania dhe Austria nuk janë vendet e para në kontinent që kërkojn largimin e refugjatëve, një ide e cila është diskutuar prej kohësh në qarqet e Bashkimit Europian.
Në vitin 2021, Danimarka miratoi legjislacionin që lejon zhvendosjen e azilkërkuesve jashtë Bashkimit Europian dhe hapi një zyrë në Ruandë vitin e kaluar në pritje të dërgimit të refugjatëve atje, megjithëse askush nuk është dërguar ende.
Plani danez i Ruandës ka marrë më shumë mbështetje ndërkombëtar sesa ai i Mbretërisë së Bashkuar. Por ideja mbetet e njëjtë: të përmbushen detyrimet e vendit sipas ligjit ndërkombëtar në lidhje me refugjatët duke i dërguar në një vend të tretë, së bashku me një pagesë të majme në para.
Sado cinike që mund të duket kjo, azilkërkuesit mund të jenë në fakt më njerëzorë sesa forma më të fshehta të azilit, siç është Roja Bregdetare Libiane e mbështetur nga Bashkimi Europian.
Ky organ subvencionohet nga blloku për të ndaluar anijet me emigrantë të kalojnë Mesdheun me forcë nëse është e nevojshme dhe për rrjedhojë azilkërkuesit të zbarkojnë në Evuopë, në të cilën pikë ata duhet të trajtohen brenda vendit.
Nëse ndonjë nga këto do të funksionojë, ende nuk dihet. Në qershor, Australia, e cila ishte pioniere e kësaj politike zhvendosi azilkërkuesit e fundit që po mbaheshin në Nauru, ishulli që shërbente si Ruanda e vetë Australisë, së bashku me ishullin Manus në Papua Guinenë e Re.
Kritikët e politikës panë natyrshëm një dështim, megjithëse qeveria australiane po paguan një shumë të majme për të mbajtur objektin e Naurut në gatishmëri.
Por nuk mund të mohohet se numri i emigrantëve të paligjshëm në Australi nga deti është tani praktikisht zero, qoftë si rezultat i përpunimit në det të hapur, kthimit në det, thjesht ndryshimit të modeleve migratore, ose një kombinim i të treve, raporton abcnews.al.
Por Australia është shumë më e vështirë për t’u arritur me varkë sesa brigjet jugore të Europës. Dhe të gjitha skemat aktuale mbështeten në pagesa të mëdha për vendin mikpritës.
Duke pasur parasysh madhësinë e fluksit të refugjatëve të mundshëm në Gjermani, disa mijëra të zhvendosur në Ruandë mund të mos përbëjnë në thelb shumë ndryshim.
/abcnews.al