Lufta Izrael-Hamas, Blinken mbërrin në Japoni

schedule08:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 08:36 - 7 Nëntor, 2023

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Japoni për një takim të ministrave të jashtëm të G7, që pritet të dominohet nga lufta Izrael-Hamas.

Blinken nuk bëri asnjë koment teksa mbërriti në Tokio pas një turi në Lindjen e Mesme, ku ai bëri thirrje për “pauza” humanitare. Thirrjet për një armëpushim janë shtuar, duke përfshirë agjencitë e OKB-së dhe disa vende.

Një aleat kyç i Izraelit, SHBA nuk i ka mbështetur këto thirrje, duke këmbëngulur se Izraeli ka të drejtën të përgjigjet  megjithëse Uashingtoni ka bërë thirrje për pauza në luftime.

Në Turqi të hënën, Blinken tha se Uashingtoni po punonte “në mënyrë shumë agresive” për të rritur ndihmën për civilët e bllokuar.

Ministrat nga G7, SHBA, Japonia, Franca, Britania, Italia, Gjermania dhe Kanadaja do të diskutojnë gjithashtu konfliktin në Ukrainë, si dhe marrëdhëniet me Kinën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!