Teksa gjithçka pritej të mbyllej në barazimin, 1 me 1, në pjesën e parë të sfidës Partizani-Vllaznia, “Demat” e kryeqytetit kanë patur diçka tjetër në mendje dhe në minutën e parë shtesë ka ardhur dhe goli i avantazhit.
Një goditje spektakolare nga qendërmbrojtësi i “të kuqve”, Marcelino Preka dërgon topin në rrjetën e Qarrit, mirëpo jo gjithçka është mbyllur këtu pasi vetëm 1 minutë më vonë, pas një asistimi të bukur të Tedi Carës, “fantazisti” i mesfushës, Adnard Mehmeti tund rrjetën e “shkodranëve”, duke shpërthyer në festë tifozët e pranishëm në “Arenën e Demave”. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Marcelino Prekës, 2-1:
Goli i Adnard Mehmetit, 3-1: