Milan është në prag të ndeshjes më të rëndësishme të vitit duke pritur PSG në “San Siro”. Fitorja është pothuajse e detyrueshme për të kultivuar shpresat për të shmangur një eliminim nga grupet e Champions League, por “Curva Sud” po përgatit ndeshjen në dy fronte të dallueshme dhe konvergjente.
Nga njëra anë, duke treguar të gjithë mbështetjen e mundshme për ekipin e tyre që është në vështirësi, nga ana tjetër, duke përgatitur një mbrëmje të komplikuar për Gianluigi Donnarumma, i konsideruar si tradhtar dhe gjithmonë i pritur keq në Milano edhe me kombëtaren nga tifozët e tij të vjetër.
Ultrasit e Milanit kanë planifikuar të hedhin në fushë disa kartëmonedha false me shkrimin “Dollarumma” dhe do të shoqërohet me fërshëllima dridhëruese./h.ll/abcnews.al