Policia ka reaguar vetëm sot në lidhje me arrtimet e mbrëmshme tek Unaza e Re, të denoncuara nga Partia Demokratike.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar tre persona me akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme si edhe të prishjes së qetësisë publike.
Të arrestuarit janë:
-Eduard Ferhati
-Tomor Gjata
-Ruzhdi Daci
“Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”, njofton policia.
Më parë, Partia Demokratike kishte denoncuar faktin se dhjetra forca policie kishin filluar arrestimet tek Unaza e Re mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që një ditë më parë janë arrestuar edhe tre të tjerë.
Policia shprehet se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re. /abcnews.al