Një person është proceduar nga policia për shkak se tentoi që të ngrinte memorial për ultranacionalistin greke Katsifa, që u neutralizua nga forcat speciale RENEA teksa po qëllonte me breshëri ndaj tyre.
Vangjel Barka banues në fshatin Bularat bashkia Dropull, në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.
Vendi ku po ngrihej memoriali përkon me vendin ku u neutralizua Katsifa teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë shqiptare.
Policia dyshon se Barka po ndërtonte një memorial për Katsifan pasi më datë 27 tetor bëhet një vit nga neutralizimi i tij në tentativë për të vrarë policët shqiptarë. /abcnews.al