Klopp “all-in” kundër “kapelabërësve”, publikohen formacionet e sfidës Luton-Liverpool

schedule17:05 - 5 Nëntor, 2023

schedule 17:05 - 5 Nëntor, 2023

Në orën, 17:30, “të kuqtë” e Liverpool do të zbresin në fushën e blertë të “Keniworth Road”, për t’u përballur me “kapelabërësit” e Luton, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Rob Edëards i ka rreshtuar të tijët me formacionin, 3-5-2, ku në portë është Kaminski e para tij Mengi, Lockyer e Osho. Në krahët e mesfushës janë Kaboer e Doughty, me qendrën që mbulohet nga Townsend, Nakamba e Barkley, ndërsa në sulm është dyshja Ogbenne-Morris.

Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp ka zbritur në fushë më të mirët për përballjen e sfidës së kësaj të diele, teksa në portë është vendosur braziliani Ederson. Në krahët e mbrojtjes janë Gomez e Alexander-Arnold, me qendrën që mbulohet nga Konat e Van Dijk. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë bëhet nga treshja Gravenberch-Mac Allister-Szoboszlai, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga “faraoni” Mohamed Salah, Diogo Jota e “bomberi” uruguajan, Darwin Nunez. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: