Evropiani i Xhudos/ Gjakova mund serbin në raundin e parë

schedule15:52 - 4 Nëntor, 2023

schedule 15:52 - 4 Nëntor, 2023

Kosova vazhdon të korrë suksese në sportin e xhudos. Akil Gjakova ka arritur një fitore të madhe përballë kundërshtarit serb Bajsangur Bagajev.

27-vjeçari nga Peja fitoi duelin e parë në kategorinë deri në 73 kg përballë serbit në Kampionatin Europian Francë 2023.

Gjakova triumfoi në Montpelje, duke dominuar Bagajev, teksa në raundin e dytë do të ndeshet me bullgarin Mark Hristov.