Ushtria izraelite njoftoi se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 341.
Duke folur për mediat në lidhje me numrin e ri të viktimave, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se një ushtar u vra gjatë ofensivës tokësore në Rripin e Gazës, ndërsa një tjetër u vra gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.
Pothuajse 10.800 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.227 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.