Rritet numri i adoleshentëve që përdorin lëndë narkotike. Mjekët kanë ngritur shqetësimin pasi ky problem vijon të jetë në rritje. Gazetarja Edisona Skënderi tha për ABCNews se mosha më delikate që paraqitet edhe në spitale për të marrë trajtim për përdorimin e drogërave ka të bëjë me moshën 17 deri në 19-vjeç.
“Janë mjekët specialistë që ngrenë alarmin se kjo grupmoshë po kthehet në vartëse e lëndëve narkotike. Shpesh të rinjtë e fillojnë konsumimin e kanabisit me idenë se nuk shkakton dëmtime. Por sipas mjekëve specialistë kjo është e gabuar tek adoleshentët që bien pre e këtij fenomeni të rrezikshme”, raporton gazetarja.
Shqetësues është fakti pasi në urgjencat e spitalit të Elbasanit ka raste ku të që paraqiten të rinjtë janë raste të rënda dhe gjendja e tyre është e komplikuar.
Mjekja toksikologe, Minga Matraku tha se lidhur me këto raste prindërit kanë vënë re një ndryshim të humorit të fëmijëve.
“Në përditshmërinë time numri i rasteve të reja është rritur, por ka edhe raste që rikthehen. Gjatë këtij viti është vënë se moshat 17 deri në 19 vjeç kanë një rritje të konsumimit të drogërave. Prindërit vërejnë ndryshim në humorin e fëmijës, bëhet më ankthioz, humbet interes për aktivitetet që ka pasur më parë”, tregon mjekja.
“Ka pasur raste të moshës 12-vjeçare të paraqitur në spitalin e Elbasanit, që konsumojnë lëndë narkotike dhe që kanë shfaqur komplikacione shumë të rënda. Pacientët mund të jenë në gjendje serioze për jetën dhe po ashtu pasojat janë të mëdha”, tha ndër të tjera gazetarja Skënderi./abcnews.al/