“Të prekësh të padukshmen”, Bujar Luca flet për ekspozitën që e riktheu në Shqipëri pas 33 vitesh

schedule17:30 - 2 Nëntor, 2023

schedule 17:30 - 2 Nëntor, 2023

Piktori Bujar Luca ka realizuar në ambientet e Kryeministrisë në COD ekspozitën e tij “Të prekësh të padukshmen” pas 33 vitesh largimi nga Shqipëria.

Gjatë një interviste për emisionin “Pas Mesnate”, ai ka zbuluar pse i ka vendosur këtë titull.

“Ky titull është zgjedhur për shkak se vitet e fundit jam munduar se vitet e fundit që nga periudha që kam shkuar në Francë të eleminojë gradualisht paraqitjen figurative në pikturat e mia, duke iu larguar realitetit. Gjë që ka qene dëshirë e imja dhe kur isha në Shqipëri dhe atëherë ishte e pamundur të imagjinohej një kapërcim kaq i madh. Kjo u bë e mundur pas disa vitesh kërkimesh në fillimet e mia në Francë dhe gradualisht duke punuar shumë gjëra filluan të eleminoheshin për të shkuar drejt një pikture që nuk paraqiste të dukshmen, por diçka që e tejkalonte”.

Më tej, Luca ka treguar se çfarë paraqesin pikturat e tij dhe lidhjen që ai krijojnë me spektatorin.

“Në të vërtetë pikturat e mia në shikimin e parë duken si abstrakte por nuk janë të tilla, sepse bëj çmos që në to të lë diçka që evokon për spektatorin një kujtim, një objekt që ai e ka njohur dhe nëpërmjet kësaj e fus akoma më shumë në kërkimin e domethënies së pikturës sime.  Shpeshherë këto gjëra mund të jenë simbolike, por mjafton që të deportojë dhe ta zhvillojë.  

Dëshira ime kur dikush shikon pikturën time është të marr me mend shumë gjëra dhe të jetë i lirë të penetrojë në të”./abcnews.al