Leku vijon të “rrëzojë” valutat/ Euro zhvlerësohet më tej, në rënie dollari dhe stërlina

schedule15:32 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 2 Nëntor, 2023

Euro ka humbur përsëri pikë kundrejt lekut. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë  monedha europiane  është dobësuar gradualisht gjatë javës së fundit. Tashmë euro po  blihet  në kufirin e 105 lekëve .Vendimi i fundit i  Bankës Qendrore pritet të forcojë trendin rënës të monedhës europiane  në vend.

Rritja e normës së interesit në nivelet rekord  prej 3.25% synon që të forcojë monedhën kombëtare si një tentativë për të mbajtur nën kontroll shtrenjtimin e çmimeve. Kjo sepse Shqipëria është një vend i cili pjesën më të madhe të produkteve i importon dhe forcimi i lekut do të ndikonte direkt në çmime më të lira.

Një tjetër efekt që mund të ketë ndikuar në trendin rënës të euros  duket se është edhe përfundimi i sezonit turistik në vend. Monedha europiane ka qëndruar në të njëtin nivel përgjatë të gjithë muajit tetor.Por tendenca  duket që është për një dobësim të mëtejshëm të monedhës europiane.

Banka e Shqipërisë ka tërhequr deri më tani  rreth 210 milion euro për efekt të rezervës por edhe për të ulur  nivelin e qarkullimit të  monedhës evropiane në vend. Në total blerja e valutës për këtë vit parashikohet që të arrijë në total në 300 mln euro. Edhe monedha amerikane ka pësuar një dobësim të ndjeshëm duke  u këmbyer me 99 lekë

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!