Lakers prishin “mallkimin”, LeBron James me shokë fitojnë derbin e Los Angeles pas 11 ndeshjes

schedule12:56 - 2 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 2 Nëntor, 2023

Spektakël dhe një mbyllje dramatike. Ka dhuruar gjithçka derbi i parë i Los Angeles në sezonin e ri të të rregullt në NBA.

Në fund, festa e triumfit ishte e gjitha për Lakers që pas një kohe shtesë mundën Clippers me rezultatin 130-125.

Për t’i dhënë fund ecurisë negative të skuadrës së tij me 11 humbje radhazi në derbi mendoi LeBron James.

Në versionin e tij më të mirë “The King” shënoi 35 pikë, kapi 12 topa në tabelë dhe dha 7 asist. Nuk zhgënjeu as Anthony Davis me dy shifra dopjo, 27 pikë dhe 10 ribaund.

Për Clippers nuk mjaftuan 38 pikët e Kawhi Leonard në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes dhe 35 të tjerat të realizuara nga Paul George. Edhe Russell Westbrook bëri një paraqitje spektakolare, duke iu afruar tre shifrave dopjo, por edhe kaq nuk pengoi Lakers, që prishën “mallkimin” në derbi dhe të kthejnë në pozitive serinë e këtij sezoni me 3 fitore dhe dy humbje.

NBA dhuroi të tjera sfida të mëdha në mbrëmjen e fundit.

Për herë të parë në këtë sezon, jo në rolin e protagonistit, Luka Doncic gjithësesi regjistroi dy shifra dopjo me 18 pikë dhe 10 ribaund në fitoren që Dallas siguroi ndaj Chicago Bulls me rezultatin 114-105.

Një fitore dramatike siguroi edhe Golden State që fitoi me vetëm një pikë diferencë 101-102 ndaj Sacramento

Mbrëmje relaksi për Stephen Curry, që gjithsesi ndihmoi skuadrën e tij me 21 pikë të realizuara.

Nuk ndalet as Boston, që shënoi një fitore shkatërruese me 51 pikë diferencë kundër Indiana me rezultatin e përgjithshëm 155-104.

Edhe një herë spikati Jayson Tatum, me yllin e Celtic që shënoi 30 pikë, kapi 12 topa në tabelë dhe dha 4 asist për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!