Analisti Ismet Kallaba thotë se shqiptarët janë të vonuar dhe të pa përgatitur për procesin e regjistrimit të popullsisë në Malin e Zi.
Në një intervistë për ABC News, Kallaba u shpreh se procesi mund të politizohet.
“Unë mendoj që shqiptarët, ashtu si në proceset e tjera janë të vonuar, shqiptarët nuk janë të përgatitur për procesin e regjistrimit apo censusin e popullsisë. Mendoj që procesi është politizuar, pavarësisht thirrjeve që ka bërë presidenti. Vetë presidenti dhe drejtues të tjerë të institucioneve kanë ndikuar në politizimin e procesit të regjistrimit, apo censusit të popullsisë.
Unë frikësohem se pavarësisht se është shtyrë për 1 muaj procesi i regjistrimit të popullsisë, kam frikë që në qoftë se vazhdon, nuk do të ketë konsenus politik, procesi mund të jetë një proces i dështuar, sepse opozita ka kërkaur që të shtyhet edhe për një kohë më të gjatë, mendoj që brenda 1 muaji nuk është koha e mjaftueshme për të bërë përgatitjet e duhura dhe ka shumë gjasë që procesi i regjistrimit të dështojë edhe pse është shtyrë për një muaj”, theksoi ai./abcnews.al