Qeveria ka vendosur të rishikojë disa taksa për vitin që vjen. Draftligjet me ndryshimet përkatëse janë dorëzuar në Kuvend ku pritet të nisë diskutimi. Një ndër ndryshimet me peshë është vendimi për të rritur akcizës më bazë fikse në mënyrë që të mos ndikojë në një shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve që trajtohen me akcizë si karburantet.
Për këtë qëllim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duke pasur parasysh nivelin e inflacionit ka propozuar në këtë projektligj të ketë një kufi maksimal të rritjes së akcizës, çdo dy vjet prej 1.5%. Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së akcizës për shkak të inflacionit duhej që në vitin 2024, niveli i akcizës së mallrave, si karburantet, pijet etj (përjashtuar duhanet, për të cilat zbatohet rritja çdo vit,) akciza të rritet për 11,5 %.
Rritja e akcizës në këto nivele do të rriste në masë të ndjeshme çmimin e shitjes për konsumatorët, i cili për karburantet do të ishte shumë i ndjeshëm. Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 1.5 miliardë lekë në total. Paketa e re fiskale që është depozituar në Kuvend parashikon që të këtë një rregullim të ri të formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
Penaliteti do të llogaritet si për të gjitha detyrimet e tjera tatimore të papaguara, në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, për një periudhë jo më të gjatë se 365 ditë kalendarike. Për të mbrojtur mjedsin është parashikuar një rritje takes edhe për karbonin e qymyrit.
Aktualisht rezulton se niveli minimal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg qymyr që është sot. Ngarkesa fiskale e qymyrit në Shqipëri, është gati 5 herë më e ulët se kufiri minimal, duke filluar nga viti 2026. Ndërkohë qeveria ka parashikuar disa masa lehtësuese edhe për blegtorinë duke hequr TVSH për importin e disa lloje kafshësh dhe bletët. Efekti në buxhet nga kjo masë përllogaritet në 155 milionë lekë. Synim mbetet rritja e krerëve të bagëtive dhe të sektorit të bletarisë./abcnews.al