Lufta në Gaza/ Që nga 7 tetori janë vrarë 31 gazetarë

schedule15:30 - 31 Tetor, 2023

schedule 15:30 - 31 Tetor, 2023

Të paktën 31 gazetarë janë vrarë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në tokën izraelite, duke përfshirë 26 palestinezë, katër izraelitë dhe një libanez, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me qendër në SHBA.

CPJ, e cila regjistron viktima në Izrael, Rripin e Gazës dhe kufirin libanez, numëroi gjithashtu tetë të plagosur dhe nëntë gazetarë të zhdukur ose të ndaluar, sipas një deklarate të lëshuar.

Komuniteti publikoi një listë me emrat e viktimave të hënën, duke sqaruar se këto të dhëna bazohen “në informacionin e marrë nga burime të CPJ në rajon dhe informacionet e publikuara nga mediat”.

Komisioni sqaroi gjithashtu se hetimet dhe verifikimet janë në vazhdim për të konfirmuar zhdukjen apo vdekjen e gazetarëve të tjerë.

“CPJ thekson punën e rëndësishme që bëjnë gazetarët dhe qytetarët në kohë krize dhe këmbëngul që ata të mos jenë në shënjestër të palëve në konflikt,” tha në deklaratë Sherif Mansour, koordinator për rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikës Lindore dhe Veriore.

Komuniteti gjithashtu thekson “rrezikun shumë të rritur” me të cilin përballen gazetarët në Rripin e Gazës. Për shkak të bllokadës së vendosur nga Izraeli dhe mungesës së aksesit përmes Egjiptit, vetëm gazetarët palestinezë janë në terren, duke ofruar imazhe dhe informacione për mediat ndërkombëtare.

Përveç granatimeve nga operacionet tokësore nga ushtria izraelite, kushtet e jetesës dhe të punës për gazetarët dhe civilët në terren janë të vështira. Furnizimi me ujë është i kufizuar dhe komunikimet me internetin u ndërprenë për tre ditë përpara se të riktheheshin mbrëmë.

Pa dhënë numra, CPJ foli edhe për sulme të vazhdueshme, arrestime, kërcënime, censurë dhe vrasje të të afërmve të gazetarëve në terren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!