“Po i tregoni popullit që nuk keni për të ardhur kurrë në pushtet”, Noka i ndërpret fjalën deputetit socialist

schedule17:52 - 30 Tetor, 2023

schedule 17:52 - 30 Tetor, 2023

Gjatë kaosit të shkaktuar në Kuvend e ka marrë fjalën deputeti socialist, Ismet Beqiraj, i cili i është drejtuar opozitës duke u thënë se në këtë mënyrë nuk kanë për të ardhur kurrë në pushtet.

Ai ka theksuar se opozita ka zgjedhur strategjinë e gabuar, pasi sot u mblodhën për të diskutuar për problemet e tyre.

 “Kështu i tregoni popullit që nuk keni për të ardhur kurrë në pushtet, keni zgjedhur strategjinë e gabuar. Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe sigurisht peshën më të madhe të diskutimit do ta kishit juve për hallet dhe problemet. Më vjen keq që ju që keni folur dhe luftuar për të drejtën e fjalës, po intimidoni mazhorancën të flasi”, tha Beqiraj, ndërkohë që iu ndërpre fjala nga deputeti demokrat Flamur Noka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!