Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në Bosfor parakalojnë rreth 100 luftanije për nder të themelimit të Republikës së Turqisë 

schedule22:06 - 29 Tetor, 2023

schedule 22:06 - 29 Tetor, 2023

Në Ngushticën e Stambollit (Bosfor) qytetarët ndoqën paradën më të madhe zyrtare të marinës turke që u zhvillua me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Parada zyrtare që u zhvillua me avionë dhe helikopterë si dhe me 100 luftanije të udhëzuara nga anija e prodhimit kombëtar TCG Anadolu me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, u ndoq nga të dy anët e Bosforit nga mijëra qytetarë të ardhur.

Anijet u nisën për paradën zyrtare nga Sarayburnu dhe u shoqëruan nga avionë dhe helikopterë të cilët fluturuan mbi qiejt e Bosforit.



Në paradën zyrtare që u komandua nga Komandanti i Forcave Detare Admirali, Ercüment Tatlıoğlu, qytetarët dhanë mbështetje me duartrokitje dhe duke valëvitur flamujt turq në duar. Gjithashtu edhe fëmijët ndoqën paradën bashkë me familjet e tyre.

Qytetarët nuk harruan të marrin pamje me kamerat e celularëve në paradën zyrtare. Ky parakalim zyrtar vazhdoi për rreth dy orë dhe u bë skenë e pamjeve të paharrueshme bashkë me perëndimin e diellit. Parada zyrtare krahas Bosforit u ndoq edhe nga zona shikimi të vendosura në pika të ndryshme të Stambollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!