Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll.
Në demonstratë morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, ku Erdogan tha se Hamasi nuk është një “organizatë terroriste” dhe e quajti Izraelin “pushtues”.
“Ne do t’i tregojmë të gjithë botës se Izraeli është një kriminel lufte, ne po përgatitemi për këtë,” tha presidenti.
“Fajtori kryesor pas masakrës së shpalosur në Gaza është Perëndimi”, shtoi ai.
“Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka asnjë borxh”, tha Erdogan, duke iu referuar Izraelit.
“Sa duhet të vdesin që ju të shpallni një armëpushim?” vazhdoi ai me një pyetje drejtuar Perëndimit. “Izraeli është i shqetësuar nga ajo që ne themi për Hamasin. Por ne nuk i detyrohemi asgjë shtetit hebre”, shtoi Erdogan.
“Komuniteti ndërkombëtar qëndron i verbër dhe i shurdhër përballë asaj që po ndodh dhe pavarësisht thirrjeve të Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.
Bugün İstanbul’da Filistin davasına sahip çıkan, Gazzeli mazlumlara umut olan aziz milletimin her bir ferdini tebrik ediyorum.
Tüm ülkeleri, Gazze’de çocuklar, kadınlar ve masum sivillerle birlikte enkaz altında kalan insanlığın ortak değerlerine sahip çıkmaya çağırıyoruz. ???? pic.twitter.com/Vq9aZOW79e
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 28, 2023