Armita Geravand, 16-vjecarja iraniane, e cila u rrah nga policia përse nuk kishte vendosur hixhabin në metro në Teheran ka ndërruar jetë pas një muaji në koma.
Rreth një javë më pare, ajo ishte në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome. Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte “vdekur”.
Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.
/abcnews.al