“Londinezët” e Tottenham kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, skuadraën e Crystal Palace, duke vazhduar kështu marshimin drejt titullit kampion.
Të tre golat e fitores për skuadrën e Ange Postecoglu erdhën në pjesën e dytë, teksa fillimisht avantazhi erdhi nga një autogol i qendërmbrojtësit anglez Joel Ward, në minutën e 53’-të dhe 13’ minuta më vonë, “bomberi” koreano-jugor, Heung-Min Son çon topin në rrjetë, duke siguruar golin e 8 personal për këtë sezon e duke i dhuruar skuadrës së tij një tjetër fitore. Ndërkaq, goli i “nderit” për vendasit erdhi nga Jordan Ayew, në minutën e 94’-t të saj.
Falë kësaj fitoreje, skuadra e Tottenham vijon të ruajë vendin e parë në tabelë, teksa tashmë ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe ndodhet 5 pikë larg vendit të 2-të, ndërsa skuadra e Crystal Palace mbetet në vendine 11 të renditjes me 12 pikë.
SHIKONI GOLAT:
Autogoli i Joel Ward, 0-1:
Goli i Heung-Min Son: