TIRANË- Politologu Ervis Iljazaj thotë se është rrëzuar “miti Berisha”, sidomos pas lëvizjes së fundit të drejtësisë, e cila ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për dosjen e privatizimit të ish-kompleksi Partizanit.
Ai theksoi se këtë goditje ka rënë mit i fuqisë dhe i paprekshmërisë politike në Shqipëri.
“Ka qenë mit, patjetër që është rrëzuar. Që një ish kryeministër, një ish-pushtetar kaq i rëndësishëm i shkojnë oficerët e policisë gjyqësore në zyrë dhe i hiqet pasaporta dhe iu kufizohet lëvizja, sigurisht që ka rënë një mit, Një mit i fuqisë dhe një mit i paprekshmërisë. Sigurisht që ka rënë”, tha ai në “Zonë e Lirë”.