Shqipëria do të luajë nesër kundër Turqisë në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Sa i takon biletave për këtë sfida, pati disa polemika. Kuqezinjve i ishin premtuar 2500 bileta, por disponibël ishin vetëm 1500.
Megjithatë, sot është njoftuar nga FSHF se ka rifilluar shitja e biletave për sfidën kundër Turqisë. Më poshtë, është dhe njoftimi i FSHF-së për shitjen e biletave.
Njoftimi i FSHF-së: Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri. Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: [email protected] ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604
DARKA – Përfaqësues të FSHF dhe Federatës Turke të Futbollit janë takuar mbrëmjen e sotme dhe si zakonisht është zhvilluar darka zyrtare para sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë. /abcnews.al