Një video emocionuese është bërë virale, ku një vajzë e vogël me autizëm i thotë për herë të parë nënës së saj “Të dua”. Jenisse, është një përdoruese e TikTok dhe tregon jetën e saj të përditshme si nënë e një fëmije me autizëm, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin.
@mamajenisse I love you more. ♥️ #autismmom #autism #autisticandproud #fyp #autismacceptance #autismawareness #autismandus ♬ Re: Stacks – Bon Iver
Disa muaj më parë, nëna e saj bëri një postim në TikTok që i përloti të gjithë dhe u bë menjëherë virale. Në videon e postuar në kanalin e saj TikTok, Jenisse i lexon një libër vajzës së saj të vogël ndërsa përpiqet ta bëjë atë të thotë “faleminderit” dhe “të dua”.
“Unë do të të them të dua përgjithmonë. Nuk më intereson sa duhet të pres”, dëgjohet nëna duke i thënë Julianës.
Në fillim vogëlushja nuk u përgjigjet fjalëve të së ëmës, derisa nga goja e saj dëgjohen fjalët magjike “Të dua”. Jenisse në fillim u trondit dhe duart i dridheshin, por më pas ajo e përqafoi shumë fort vajzën e saj.
/abcnews.al

