Gjysmë miliardë dollarë për Shqipërinë, Granoff: Jemi të qartë në pikat ku jemi fokusuar, ja nga vijnë paratë

schedule20:27 - 26 Tetor, 2023

schedule 20:27 - 26 Tetor, 2023

I ftuar në “Real Story” në ABC News me gazetarin, Sokol Balla, Michael Granoff foli edhe për portofolin e tij për Shqipërinë që arrinë gati në gjysmë miliardë dollarë.

Ai shtoi se është shumë i qartë në pikat se ku janë fokusuar. Po ashtu Granoff shpjegoi edhe origjinën e këtyre parave.

Pjesë nga intervista:

Portofoli juaj për Shqipërinë është afër gjysmë miliardë dollarësh… Janë uau, janë shumë para, janë një pjesë e GDP,  Mund të na shpjegoni si ndahet?

-Shifrat tuaja janë pak të larta dhe shpresoj që të bëhet gjysmë miliardë dollarë. Por sigurisht që janë shumë para dhe fondacioni meret me edukimin, zhvillimin e sektorit privat, zhvillimin, lidershipin sipërmarrjen dhe trashëgiminë kulturore. Ne jemi shumë të qartë në pikat se ku jemi fokusuar por po aq te fokusuar jemi edhe në ato të cilat nuk jemi angazhuar. Nuk mund ti besh gjerat mire duke qene I angazhuar ne menyre te ceket. Duhet te sigurohesh qe te jesh I thelluar ne profilin e puneve qe merr persiper. Ne marrim persiper 4 apo 5 profile pune dhe kemi shume projekte si ato dhe Ka shumë te tjera qe nuk jane profile ynë. Dhe ka diçka që duhet ta dini se misioni ynë percaktohet nga qeveria e  SHBA, ata janë financuesit e fondacionit dhe ata vëzhgojnë cdo gjë që ne bëjmë vazhdimisht dhe ata kontrollojne çfarë ne bëjmë  ne menyre periodike dhe vjen nje moment kur ata thone: mendonim se nuk merreshit me te tilla projekte keshtuqe kthehuni tek punet qe dini te beni. Duhet kuptuar qe ajo se cfare ne bejme nuk eshte dicka ne vakum, por jane pune ne kuader te angazhimit te SHBA ne kete vend, është diçka që daton shumë kohë më përpara. Ne nuk punojmë për gjëra që nuk i dimë por mund të ketë të tjerë që i bëjnë dhe ne jo.

Më lejoni të bëj një pyetje “shqiptare”: nga vijnë paratë?

-Në 1995 SHBA krijuan një fondacion që promovon zhvillimin e sektorit privat me të shtete te ndryshme post komuniste. Jane te gjitha para taksapaguesish amerikane, qe vijne si perpjekje per tu investuar në kompani dhe për të promovuar sektorin privat. Dhe kjo ishte hera e parë që erdha në Shqipëri dhe në atë kohë ne i investuam ato para në mënyrën e duhur dhe i shnderruam ato 30 milionë dollarë në mbi 300 milionë dollarë vlere dhe me pas arritem nje marrveshje me qeverine se bashku me fondacionet e tjera në Europë, i kthyem gjysmën e shumës, pra 15 mln dollar që në investuam në thesarin e SHBA-së, dhe gjysma tjetër shkoi për fondacionin. Cdo para që i përket fondacionit ëshë bërë këtu në Shqipëri dhe do të ngelet po këtu dhe do të përdoren vetëm për programe që mund të përfitojë Shqipëria. /abcnews.al