Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë, ka nisur pasditen e së enjtes një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Para Kurtit, Lajçaku ka pasur takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas takimit me liderët BE, Kurti e Vuçiç nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat.